Leonardo Bonucci ishte jashtëzakonshëm dje ndaj Anglisë në mbrojtje, por edhe hero për Italinë në sulm. mbrojtësi shënoi golin e barazimit dhe gjithashtu tundi rrjetën në penalltinë e tij, duke bërë gjithë detyrat mirë dhe merituar çmimin e më të mirit të ndeshjes.
Pas finales mbrojtësi foli për mediet dhe tregoi gjithë gëzimin e tij. Lideri i Juventusit tregoi gjithashtu edhe motivimin që i dha shprehja e famshme “Football it’s coming home”, që në fakt shkoi në Romë.
“Ishim të veçantë në besimin që kishim për të arritur këtë trofe. Diçka që e prisnim prej kohësh ka mbërritur. Është e pabesueshme që nuk u lodhëm duke qenë gjithë kohës së bashku. Që nga vitit 2012 e kam ndjekur këtë trofe. Ishim një hap larg, ka qenë ndjekje e vazhdueshme.
Kjo është forca e atyre që duan të arrijnë diçka, për të treguar se jemi në nivele të larta pa u dorëzuar asnjëherë. Le t’u tregojmë të rinjve se ç’do të thotë përulësi, punë dhe përkushtim. Thjesht duhej të besonim se mund ta fitonim dhe mundëm Anglinë për ta bërë këtë.
Dhe tani Kupa vjen në Romë. Italia ka rilindur, do të flitet akoma për këtë grup dhe trajner të mrekullueshëm. Kemi bërë diçka që do mbetet në histori. Të gjithë italianët do na duan, është gjëja më e bukur, kemi lumturuar një popull të tërë.
E kemi dëgjuar prej ditësh shprehjen e famshme “Futbolli po vjen në shtëpi”. Na ka motivuar shumë. Më vjen keq, por nesër kupa do jetë në Romë”, tha heroi i Italisë.