Shkoi në plazh me fqinjët, mbytet 55-vjeçari në Velipojë, shpëtohet çifti i bashkëshortëve

Një 55-vjeçar është mbytur sot në zonën e Vilunit, ndërsa u arrit të shpëtohej një çift bashkëshortësh. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Velipojë.

Wshtë mbytur 55-vjeçari P. G. Ky i fundit kishte shkuar në plazh ditën e sotme bashkë me fqinjët e tij, çiftin e bashkëshortëve, ndërkohë që si pasojë e dallgëve të mëdha ata po mbyteshin.

Për pasojë, 55-vjeçari nuk arriti që të shpëtonte, ndërkohë që qytetarët kanë nxjerrë në breg burrë e grua.

Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Author: admin