Tre shenjat e Zodiakut më me fat për muajin Korrik

Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit janë tre shenjat më me fat për këtë muaj. Faqja Knoëinsiders bën renditjen e tre shenjave dhe duket se ka disa arsye se pse do të jenë më të favorizuarat, por edhe disa këshilla nga astrologët.

 

Lexo si më poshtë:

Gaforrja: E premtja 9 korrik sjell një hënë të re në shenjën tuaj. Hëna e re simbolizon fillime të reja,prandaj merr një bllok shënimi dhe shkruaj qëllimet profesionale dhe personale. Mbaje bllokun diku që të mund të rilexoni, në mënyrë që çdo ditë të motivoheni për t’i shndërruar në realitet. Shfrytëzoni natën e hënës së re për të marrë energji të reja, bëni një banjë të gjatë me qiri të ndezur, shihni tv, ose bëni dashuri. Hëna e re duhet t’ju gjejë të lumtur dhe të relaksuar. Ky është moment për të shkelqyer. Këtë korrik, edhe dielli do t’ju japë një frymë gjallëruese. Është koha të kujtoni se kush jeni dhe të kini besim me shumë se kurrë tek vetja juaj.

ADVERTISEMENT

Akrepi: këtë muaj do të zbuloni se disa aspekte të jetës suaj personale po ju mbajnë larg nga angazhimi në karrierë. Ndërsa Marsi, planeti qeverisës krijon një kundërshtim me Saturnin më 1 korrik. Mënyra se si e trajtoni veten privatisht do të bëjë të kuptoni disa të vërteta më të thella edhe për mënyrën se si e paraqisni veten në publik dhe ndryshimet janë të mirëpritura. Mos harroni se të dyja janë gjithmonë të lidhura. Hëna e re e 9 korrikut do t’ju orientojë drejt shumë mundësive të reja interesante, të cilat me intuitën tuaj janë tepër të arritshme. Do hiqni dorë nga monotonia dhe gjërat e vjetra, do keni përvoja spontane, do mendoni jashtë kornizës dhe do jeni të hapur ndaj disa çështjeve në përfitimin tuaj. Nëse jeni ndjerë të mërzitur nga të njëjtat gjëra të vjetra, është koha të përfitoni. Ky muaj mund të sjellë një spontanitet të admirueshëm. Është koha të kaloni aventura dhe të udhëtoni në vende ekzotike. Do ndjeni dëshirën për diçka të re, misterioze dhe emocionuese: Mos ia mohoni vetes atë që dëshironi.

Peshqit: Për peshqit vërtet që gjërat në korrik bëhen të mrekullueshme. Gjithçka që dëshironi këtë muaj është të kaloni kohë e të shijoni udhëtimet. Gjërat do ju ecin sipas planit. Shijoni këtë periudhë me fat pasi ky është muaji i fundit që Jupiteri do të lëvizë përmes Peshqve, kështu që ju duhet të përfitoni nga e gjithë energjia pozitive e drejtuar tek ju. Hëna e re e 9 korrikut do t’ju sjellë frymëzim për projekte të reja. Çlirohuni dhe jepini vetes mundësi për të thyer rregullat. Mos i bëni aq shumë presion vetes tuaj, po bëni atë që dëshironi.

Author: admin