Ambasadorja Kim thirrje hetuesve të BKH: Këmbëngulni në punën tuaj, për luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK-un, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në.

Në një reagim në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ambasada thekson se diplomatja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre.

Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Author: admin