Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, Kakavija dhe Kapshtica 24 orë në shërbim, por ju duhet të plotësoni këtë kusht

Pas shumë ditësh i mbyllur dhe pjesërisht me orare të reduktuara, është hapur sot kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas. Tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendit fqinj.Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis. Pika kufitare e Kakavijës dhe e Kapshticës do të qëndrojnë të hapura 24 orë për udhëtarët nga Shqipëria.Personat  që duan të kalojnë kufirin, duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19, të kryer jo më shumë se 72 orë më parë, si dhe të kenë plotësuar 24 orë para formularin PFL (protokoll i shtetit grek).Përveç punëtorëve sezonalë, tashmë do të lejohet të udhëtojnë edhe turistët nga Shqipëria, apo kushdo që ka planifikuar të vizitojë të afërmit në vendin fqinj.

Author: admin