Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, makina përplas ciklomotorin, një i plagosur (EMRI)

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shengjin, ku një makinë është përplasur me një ciklomotor. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i ciklomotor.

Mësohet se, i plagosuri, shtetasi Gjergj Gjoni, banues në Balldre, është transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore ku sipas verifikimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bere ndërprerja e rruges nga drejtuesi i ciklomotorrit.

Author: admin