Tronditet Shkodra/ “Luftë” pas mesnate në Velipojë, 4 të VRARË dhe 2 të plagosur

Një ngjarje e kobshme ka ndodhur sot pak pas mesnate në Pulaj, Plazh Velipojë, në Shkodër.

Policia lokale njofton se si pasojë e një konflikti të çastit i cili ka degjeneruar në përdorimin e armëve, kanë mbetur të vrarë katër persona, mes tyre një 20 dhe një 25-vjeçar.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë, një 54 dhe një 17-vjeçar. Një tragjedi e madhe me katër viktima në një natë të diele.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Velipojë/Shkodër Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës  00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë,  shtetasit K. V. 59 vjeç,  Xh. G. 25 vjeç ,  E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe  E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur  një grup posaçëm hetimor  me specialistë të strukturave hetimore  në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e  Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor  po punon  për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të  kësaj ngjarjeje.

Author: admin