Shkaktoi aksidentin tragjik me vdekjen e 4 anëtarëve të familjes Gushi, Igli Madani ishte proceduar më parë për aksident me plagosje, i hetuar edhe për kanabis dhe përleshje fizike

Igli Madani ishte shoferi i “Audi-t” që shkaktoi aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, mes tyre edhe dy vajzat 9 dhe 14 vjeçe.

22 vjeçari u arrestua nga policia, por nuk është një emër i panjohur për efektivët, pasi gjatë 3 viteve me patent, ai ka marrë 8 gjoba, ku 4 prej tyre kanë qenë për parakalim të gabuar.

2 gjoba i ka për xhamat e zinj, 1 për tejkalim shpejtësie dhe një tjetetër për aksident me plagosje. Çështja e aksidentit me plagosje është pushuar, por Madani është hetuar edhe për kanabis dhe përleshje fizike.

Author: admin