Moderatorja Ori Nebijaj ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi është përfolur se është në pritje të ëmbël. Dyshimet nisën pasi Ori u shfaq me bark më të fryrë se zakonisht në disa foto dhe kjo mjaftoi që të gjithë të mendonin se ajo ishte në pritje të ëmbël.
Mirëpo , sot në emisionin “Wake Up”, Ori ju është përgjigjur këtyre aludimeve dhe ka treguar se si është e vërteta.
“Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?”, tha Ori. Më pas në sfond u vendos një e qarë bebesh dhe Ori tregoi barkun për të vërtetuar se nuk është shtatzënë.