Kadilli: Basha, cikël i mbyllur edhe pse u investua nga Berisha

Fatbardh Kadilli, kandidat për garën në krye të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, ka qenë i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”. Ndërsa foli për zgjedhjet e 25 Prillit, Kadilli i cilësoi ato të humbura nga PD, ndërsa e konsideroi Bashën një cikël të mbyllur.

Kadilli tha se Basha ka qenë figura më e investuar në PD.

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: A i ka humbur PD zgjedhjet?

Kadilli: Natyrisht i ka humbur dhe është eksperimenti i parë në politikë, që një forcë është për herë të tretë në pushtet. Blerja e votës ishte problem, por rezultati është humbje.

Fevziu: Çfarë mendimi keni për Bashën?

Kadilli: Në të dy katërvjeçarët ka përsëritur vetveten. Cikël i mbyllur edhe pse ishte figura më e investuar, i ëhstë dhënë çdo gjë.

Fevziu: Nga kush është investuar?

Kadilli: Nga Berisha fillimisht. Dhe investimi nuk nisi në 2013, investimi ishte që ju dha çdo lloj ministrie. U investua më shumë se të tjerët, Majlinda Bregu ka qenë më efektive.

Author: admin