![](https://horoscope-albania.com/wp-content/uploads/2021/06/92FC1361-5534-4733-A664-2544881308A4.png)
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e shtatë gjyqtarëve.
Sipas Kolegjit akuzat e PD janë të pabazuara.
Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e shtatë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor të cilët vendosën të rrëzojnë kërkesat e tyre për përsëritje të zgjedhjeve në tre qarqe dhe sipas saj nuk garantojnë paanshmëri për gjashtë të tjerët.
PD theksoi se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur tre herë me radhë kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë.