Ekzekutoi ish-dhëndrin, babë e bijë dalin para gjykatës me kokën ulur

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliaj kanë dalë sot para gjykatës së Tiranës, ku do të vendoset dhe masa e sigurisë.

Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor 11:50 minuta në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Mexhit Picari dhe vajza e tij shihen me kokën ulur brenda ambientit të gjykatës.

Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave kjo sepse ka dyshime se babë e bijë bashkëpunuan për të vrarë Kudret Saliajn dhe këtë e mbështet në pamjet e kamerave të sigurisë.

Një ditë para ngjarjes, Mexhit Picari me avokatin dhe Kudret Saliaj me avokatin kanë shkuar në banesën e çiftit që Dhurata të merrte sendet e saj, por nuk ia kanë dhënë. Avokati pretendon se ka pasur kërcënime e fyerje.

Author: admin