Rama zbulon numrin: Mbërrin një tjetër sasi e vaksinave Pfizer

Teksa sot kemi arritur në 800 mijë vaksinime, në vendin tonë kanë ardhur sot edhe 11700 vaksina Pfizer.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan se Shqipëria e ka kaluar numrin e 911 mijës vaksinash në sasi. Ndër të tjera kryeministri shkruan se do të vijohet pa ndalesa me procesin e vaksinimit.

Qeveria synon që brenda qershori të vaksinojë 1 milion qytetarë për t’i hapur udhë një sezoni turistik më të qetë e të sigurt.

Kryeministri Rama postim ne Facebook:

Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit

Author: admin