Basha i vendosur: Nuk do të bjerë Shqipëria, por regjimi Rama-Doshi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i bindur se “regjimi Rama-Doshi” do të rrëzohet.

Ndërsa vijon takimet me qytetarë dhe mbështetës të PD-së në qytete të ndryshme të vendit për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Basha rithekson se në Shqipëri nuk do të rrëzohet demokracia.

Në rrjetin social “Facebook” Basha ka ndarë me ndjekësit, video të takimeve me qytetarët, bashkangjitur së cilës shkruan: “Nuk do të bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi.

Author: admin