Biden kërkon marrëveshje me BE për shkëmbimin e të dhënave dixhitale

Presidenti amerikan Joe Biden dëshiron të sigurojë një marrëveshje politike me Brukselin në samitin SHBA-BE në 15 qershor për të rivendosur besimin në shkëmbimin e të dhënave dixhitale midis dy anëve të Atlantikut, sipas Politico.

Besimi minohet nga zbulimet e ish-agjentit të NSA Edëard Snoëden mbi spiunazhin amerikan të liderëve të vendeve të ndryshme. Gjithashtu negativisht pritet të ndikojë edhe zbulimi i fundit që Uashingtoni përdori inteligjencën daneze për të monitoruar personalitetet evropiane.

Biden po synon një marrëveshje të nivelit të lartë politik me kryetaren e komisionit Ursula von der Leyen.

Author: admin