Dyshohet se i vodhën 75 mijë euro përmetarit, arrestohet 36-vjeçarja, në kërkim një 28 vjeçar

Një 36-vjeçare u arrestua si e dyshuara kryesore e vjedhjes së një shume të konsiderueshme prej 75 mijë euro të një shtetasi në Përmet.

Sipas policisë, shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., i cili u shpall në kërkim, ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. Proko.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 27 000 euro.

Mësohet se autorët janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij.

Kapet dhe ndalohet një shtetase e dyshuar ai autore e ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se shtetasit K. P., 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases O. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Author: admin