Lulzim Basha “ngre në piedestal” liderin historik të PD-së: Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi mbajnë vulën e Sali Berishës

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me demokratët e Tropojës dhe Kurbinit, ka ngritur në piedestal figurën e Sali Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA.

Ai u shpreh se të gjitha arritjet e mëdha në vendin tonë kanë padiskutim vulën me nënshkrimin e Sali Berishës, duke përmendur rrëzimin e komunizmit, futjen në Këshillin e Europës, aanëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave.

“Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj, gjithçka, që nga rrëzimi i komunizmit dhe demokracia, që nga futja në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë kanë vulën e demokratëve, kanë vulën e Partisë Demokratike, kanë padiskutim vulën me nënshkrim e Sali Berishës”, tha Basha.

Author: admin