Udhëtimet drejt Greqisë për shqiptarët, ambasada bën njoftimin më të fundit

Ambasada greke njofton se masat kufizuese për per personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi mbeten në fuqi deri në datën 7 qershor. Lajmi është publikuar në profilin e ambasadës në Fb:

“Njoftim: Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 7 qershor 2021 (Vendim Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 33508 – ΦΕΚ Β’ Αρ. 2234/29.05.2021).”

Njoftimi i fundit u  bë më 22 maj nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë në Fb, ku thuhet:

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se duke filluar nga data 22:05:2021 e deri në datën 31.05.2021, nga ora 8:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në drejtim të Greqisë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal. Këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Sqarojmë se kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,” përfundon njofitmi i datës 22 maj 2021.

Author: admin