Surpriza e Arilena Arës dhe Noizy-t, së shpejti do të publikojnë këngë

Kjo stinë mund të konsiderohet pa dyshim “vera e bashkëpunimeve muzikore”.

Artistët shqiptarë kanë bashkuar me forcat me njëri-tjetrin, e jo vetëm, për të sjellë hite gjatë kësaj kohe.

Sigurisht, “infektimit” nuk mund t’i shpëtonte as Noizy. Përveç projektit që po përgatit me Elgit Dodën dhe Alban Skënderaj, reperi do të vijë me një këngë me këngëtaren bukuroshe e të talentuar Arilena Ara.

Dyshja, e cila po mban çdo gjë thuajse sekret, është nisur drejt Korçës së bashku me stafin e xhirimeve për të realizuar bashkëpunimin.

Ata kanë mbërritur së bashku në të njëjtin vend ku kanë qëndruar, siç lënë të kuptohen edhe postimet e tyre në “Insta Story”.

Sot, Noizy ka publikuar në rrjetin social një video të bandës së Arilenës, e cila po luante në shesh dhe bënte disa përgatitje për projektin e ri.

Author: admin