Negociatat/ Ministri gjerman do të vizitojë sot Shqipërinë, do të takohet me Ramën dhe Xhaçkën

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth të nisë ditën e sotme një vizitë dy ditore në Tiranë në lidhje me ecurinë e procesit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në orët e pasdites Roth pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama ku do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, ndërsa ditën e nesërme ai do të zhvillojë një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Ndalesa tjetër e Roth ishte Maqedonia e Veriut ndërsa në ditët në vazhdim ai pritet të vazhdojë turin në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Michael Roth MdB

🇪🇺

@MiRo_SPD

Regierungsvertreter*in aus Deutschland
Добро утро Скопје! Guten Morgen aus #Skopje. Heute geht es weiter nach #Albanien. #ontheRoth

🇲🇰

🇪🇺

🇦🇱

🇪🇺

🇩🇪

Image

Author: admin