Përleshje në parkingun e një lokali në Elbasan, ndërhyjnë “Shqiponjat”, dy të shoqëruar

Një incident i dhunshëm është regjistruar në rrethana ende të paqarta në një nga parkingjet e lokaleve, në qendër të qytetit të Elbasanit, rreth orës 21:00.

Për pasojë, një person ka përfunduar në spital me fraktura në krah dhe një tjetër i lënduar lehtë.

Në incident janë përfshirë disa persona dhe është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja” për të neutralizuar situatën e krijuar. Policisë ka ndërhyrë forcërisht, pasi ka hasur rezistencë dhe ka shoqëruar të paktën dy persona në komisariat.

Author: admin