Mbledhja e kryesisë së PD në orën 18:00, ja çfarë pritet të ndodhë…

Duke nisur nga ora 18:00, në selinë e Partisë Demokratike do të zhvillohet mbledhja e kryesisë.

Gjatë kësaj mbledhje pritet që të aprovohet nga kryesia kandidatët për deputetë, që deri më tani, kanë depozituar kërkesën për të qenë në krye të PD.

Visit Instagram Profile ➤

Kandidatët deri më tani janë emra të njohur brenda PD, duke nisur nga kryetari aktual, Lulzim Basha, i cili do të tentojë të fitojë mandatin e tretë në krye të partisë.

Fatbardh Kadilli, i cili e ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Bashës dhe shpalli kandidaturën fill pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e prillit.

Author: admin