“Më mirë si Byonce sesi Nonë Tixhja”, Olti Curri për kritikat në performancën e Anxhela Peristerit në Eurovizion: Do të gjeni përherë diçka!

Anxhela Persiteri me këngën e saj “Karma” nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i 21 në “Eurovision”.

Tekstshkruesi i kësaj kënge, njëherazi edhe pjesëtari i ekipit që RTSH dërgoi në Holandë, Olti Curri, ka reaguar ashpër ndaj atyre që kritikuan veshjen e Peristerit, por edhe performancën e saj në skenën Evropiane.

Visit Instagram Profile ➤

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thekson, se është më mirë që shqiptarët të shijojnë produktin se sa të adresojnë kritika.

“Boll na çatë sumandrën për veshjen e Anxhelës… Ja edhe kjo ka diçka të përafërt dhe është trend. Thjesht nuk shkëlqen si Anxhela…

Se nuk ka aq shalë dhe vokalin e saj.

Do gjeni përherë diçka Shijojeni aty se na ka ngritur zemrat peshë dhe boll bëtë vërr-vërr. Më mirë si Byonce sesi nënë Tixhja”, shkruan Curri i cili ishte një nga përfaqësuesit e dërguar nga RTSH.

Author: admin