Amerikani humb 22 pjesëtarë të familjes në Gaza, flet i afërmi i viktimave: Armëpushimi nuk do të kthejë familjen time

Një burrë ka thënë se si pasojë e konfliktit 11 ditor mes Izraelit dhe Hamasit ai ka humbur 22 anëtarë të familjes së tij.

Mes anëtareve të vrarë raportohet se ka qenë një foshnjë 6 muajsh, një djalë tre vjeç dhe një tjetër 6 vjeç. Ndërkohë mes viktimave të tjerë mosha vijon nga tetë deri 90 vjeç.

“Taher ishte 23 vjeç dhe sapo ishte diplomuar në inxhinieri,” tha ai, duke rrëfyer historinë personale të vetëm njërës prej viktimave.

Pas arritjes së marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim e arritur një ditë më parë, ku më shumë se 200 persona humbën jetët dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur ose të pastre nga shpërthimet e fuqishme.

Për arritjen e kësaj marrëveshje, ai u shpreh se marrëveshja për armëpushim diçka e mirë, por kjo gjë nuk mund të kthejnë jetët e humbura.

“Sigurisht, armëpushimi është i mirëpritur, por armëpushimi nuk do të kthejë familjen time,” i tha El-Qoulaq Fox 5.

Zyrtarët izraelitë pretenduan se lufta kishte rezultuar në “arritje të mëdha”, ndërsa një zyrtar i Hamasit tha se armëpushimi ishte “një fitore për popullin Palestinez”.

Marrëveshja sjell mbylljen e luftimeve më të ashpra në rajon që nga lufta 50-ditore në 2014.

Luftimet shpërthyen në 10 maj kur protestuesit palestinezë dhe policia izraelite u përleshën në pikat e ndezjes në Jeruzalem, duke përfshirë edhe në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa.

Pas dëbimit të dhjetëra familje palestineze kishte çuar në rritje të tensioneve mes palëve.

Militantët e Hamasit në Gaza më vonë qëlluan me raketa në Izrael, ndërsa Izraeli nisi sulmet ajrore duke iu kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë Hamasin.

Author: admin