Identifikohet i plagosuri në Urën Vajgurore, policia jep detaje

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur këtë mbrëmje në Urën Vajgurore, në fshatin Poshnje.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku i plagosur ka mbetur nipi i pronarit, 33-vjeçari Iljaz Ismaili, i cili ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Autori ka qëlluar me armë zjarri 33-vjeçarin dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Berat/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Author: admin