Gjahtari gjendet i pajetë në pyllin e Konispolit, dyshohet se u sulmua nga derrat e egër

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në pyllin e fshatit Janjar në Sarandë.

Mësohet se viktima është shtetasi Bekim Brahimi dhe paraprakisht dyshohet se ai kishte dalë për gjah.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Burime nga policia bëjnë të ditur se personi mund të jetë sulmuar nga derra të egër.

Po ashtu raportohet se në trupin e viktimës ka plagë të shumta.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ambulanca, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave si ka humbur jetën 65-vjeçari.

Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave të egër nga banorët e pakët të mbetur në këtë fshat.

Author: admin