Tentoi që të kalonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili ka tentuar që të kalojë emigrantë në mënyrë të paligjshme kufirin kundrejt pagesë.

Ky person, 32 vjeç, është një shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër lirisë së personit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. F., 32 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër lirisë së personit).

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 14.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Author: admin