Nisin dorëheqjet e para edhe në Durrës/ Ferdinand Xhaferraj merr mandatin, Igli Cara rikthen në drejtimin e partisë klanin Olldashi

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara pritet të marrë drejtimin e degës në Durrës. Shkak për këtë veprim thuhet se është bërë rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit për të cilat kryetari në detyrë Ferdinand Xhaferri është bërë objekt qortimi brenda strukturave lokale dhe në selinë blu. Vetë Cara ka zgjedhur të heshtë lidhur me zhvillimet e fundit politike në degën e Durrësit, ndërkohë që pohime të sigurta thonë se me vendimin e pritshëm janë pajtuar pjesa më e madhe e kryesisë.

Së paku antarësia në Durrës e kanë pritur mirë lajmin për rikthimin e Carës në krye të PD, mandat që ai e ka pasur shumë vite më parë. Gjithnjë sipas burimeve të besuara, edhe grupseksionet janë pro uljes së Carës në karrigen e kryetarit të degës. Ish deputeti Cara nuk arriti të marrë mandatin në zgjedhjet e këtij viti për t’u bërë pjesë e parlamentit. Ai mori 6952 vota, por pa mundur të ndyshojë asgjë në listën e PD për këtë qark. Cara u listua i shtati, renditje për të cilën ka pasur kundërshti brenda rradhëve të PD që kur nisën të përfliten emrat për kandidatët në qarqe, por ato nuk u morën në konsideratë.

Basha ia pati premtuar karrigen e degës së Durrësit Ferdinand Xhaferrit dhe ashtu u bë duke spostuar Carën. Sot flitet hapur që Xhaferri e ka kërkuar me ngulm në Tiranë karrigen e kryetarit politik të Durrësit duke premtur se do të marrë shumicën e mandateve nga 14 të tilla që ka qarku këtushëm bregdetar. Tani që rezultatet dolën zhgënjimi ndaj emrit të tij është thelluar aq sa është kërkuar me forcë largimi tij nga drejtimi degës lokale dhe rikthimi së paku deri në zgjedhjet e ardhshme të Igli Carës. Deri më tani Xhaferri ka pasur në anë të tij kryetarin Lulzim Basha i cili me sa duket ka vendosur ta zëvendësojë me Carën.

Këtij të fundit Basha i ka borxh pasi Cara është kandidati që ka marrë më shumë vota në të gjithë listën. Cara njihet në Durrës si krahu i fortë që ka mbështetur ish kandidatin për kryetar të selisë blu, të ndjerin Sokol Olldashi i cili garoi përballë Lulzim Bashës. Kjo ka qenë edhe e vetmja arsye që Basha e ka lënë në hije për shumë vite, ndërkohë që Cara ka zgjedhur të qëndrojë sa më larg përplasjeve me kryetarin e selisë qëndrore me bindjen se koha do t’i japë të drejtë.

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, u vërtetua edhe parashikimi i Carës pasi Basha, i bindur se mbështetësit e Olldashit në Durrës vazhdojnë të jenë grupim jo i vogël brenda rradhëve të PD, korigjoi duke thërritur Carën të bëhej pjesë e garës në listën e PD. Antarësia dhe elektorati i djathtë e pritën shumë mirë kandidimin ish deputetit Cara, ndërkohë që gjatë gjithë fushatës e kanë shprehur hapur faktin se lista e përpiluar nga Basha për emrat e kandidatëve në Durrës nuk ka përmbushur vullnetin e tyre.

Author: admin