Aksidenti i katërfishtë në Durrës, një automjet me shpejtësi godet tre të tjera, një prej tyre përfundon në kanal

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi i universitetit në Spitallë.

Nga dëshmitarët mësohet se një automjet që qarkullonte me shpejtësi shumë të lartë ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë.

Visit Instagram Profile ➤

Si pasojë janë dëmtuar disa makina dhe një prej tyre ka përfunduar në kanal.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Author: admin