Zgjedhjet/ Basha në Durrës: Kjo nuk ishte betejë për karriget tona, por për shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Durrës ku po zhvillon një takim me strukturat.

“Ne këtë betejë nuk e nismë për veten tonë. E kam thënë qartë se kjo betejë nuk bëhej as për mua dhe PD por për shqiptarët. Bëhej për prindërit tanë të cilët prej vitesh lëngonin me pensione në vendnumëro, për të rinjtë që duan të ikin, për bizneset, për të sëmurët,”-Tha Basha para demokratëve.

Fjala e plotë:

Dua ta nis me një falenderim për punën dhe betejën që keni zhvilluar gjatë këtyre muajve.

Mirënjohja ime është e pa kufij për një sakrificë që fjalët nuk e përshkruajnë dot por ka qanë kyçi i ndezjes së frymës së ndryshimit. Mirënjohje të gjithë demokratëve të Durrësit. Përgjatë këtyre muajve sfidë të pabarabartë dhe shpirtin e tyre të pastër.

Ne këtë betejë nuk e nismë për veten tonë. E kam thënë qartë se kjo betejë nuk bëhej as për mua dhe PD por për shqiptarët. Bëhej për prindërit tanë të cilët prej vitesh lëngonin me pensione në vendnumëro, për të rinjtë që duan të ikin, për bizneset, për të sëmurët.

Ne morëm përsipër një mision për ta drejtuar këtë vend pas tetë viteve vjedhje, krimi drejt një të ardhme më të mirë. Ky ishte misioni ynë dhe iu përveshëm fushatës derë më derë. Një fushatë qytetare, me program, zgjidhje dhe ofertë konkrete.

Shumëkush më ka thënë këto ditë se beteja i përngjiste 1991. U futën në këtë betejë të barabartë me qytetarët. E dinin se përballë do të kishim bandat e Durrës, Shijakut dhe Fushë Krujës të bëra njësh me pushtetin. E dinin mirë s ky pushtet bëri gjithçka për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Nuk u nisëm për karriget por drejt një ndryshimi real.

Ne u nisëm drejt një destinacioni që nuk na përkiste thjesht nesh. Nuk u nisëm për karriget e pushtetit, por u nisëm për të marrë të gjithë shqiptarët me vete drejt një ndryshimi real, të mundshëm dhe që do t’i shërbente çdo familje shqiptare.

Do t’i shërbente pensionistëve që mezi mbajnë frymën gjallë. Do t’i shërbente të rinjve për të ëndërruar dhe për të bërë realitet ambiciet e tyre këtu në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë.

Do t’i shërbente edhe atyre socialistëve që pasi u morën votën dhe ju premtuan legalizimet, u çuan fadromat në Durrës. Apo pasi i lanë të ndërtonin pa leje, ju çuan prapë fadromat dy ditë pas zgjedhjeve në Sarandë.

Author: admin