Shkarkimi i Metës, sot do të mblidhet sërish Komisioni i Ligjeve! Nuk dihet nëse Presidenti do të marrë pjesë

Ditën e sotme në orën 11:00 është parashikuar mbledhja e radhës e Komisionit Parlamentar të Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Komisioni ka njoftuar për mbledhjen e sotshme edhe presidentin Meta për të qenë i pranishëm, por ky i fundit ka bërë me dije se i lirë ishte vetëm më 10 maj.

‘Ligjet’ do të marrin sot në shqyrtim kërkesën dhe mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor, megjithatë pritet për t’u zbuluar se cili do të jetë vendimi.

Kjo është hera e dytë që PS-ja përpiqet të shkarkojë Presidentin Ilir Meta, me pretendimin se ka ndërhyrë në zgjedhje.

Herën e parë gjithçka nisi pasi Meta nuk pranoi të dekretonte ministrin Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Sandër Lleshajn për postin e Ministrisë së Brendshme.

Kulmi arriti kur Presidenti nuk pranoi të dekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, doli në konkluzionin, se kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën me dy dekretet e tij, por nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkimin, e tij, por duhet marrë masa për të evituar situata të tilla në të ardhmen.

Sipas Komisionit, veprimet e Metës nuk kanë pasur pasoja të rënda për vendin. Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.

Author: admin