Lot, dhimbje dhe emocione, Capital T publikon këngën e re dedikuar Kosovës

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Capital T ka publikuar këngën më të re “Rrushe”.

Vetë artisti është shprehur se ky projekt ka një domethënie të veçantë për të, pasi i dedikohet Kosovës, të kaluarës së shtetit tjetër shqiptar dhe të ardhmes së saj.

Kënga do të jetë pjesë e serialit më të ri, me po të njëjtin emër.

“Rrushe” është prodhuar nga Gjirafa Studios dhe do të lançohet me 9 Maj.

Ndërsa Capital T reflekton mbi gjendjen aktuale, në klip janë përfshirë skena nga seriali, të ndërlidhura me tekstin që prek realitetin shqiptar.

Author: admin