Policia ka gjobitur një spikere lajmesh në TV pasi e gjeten te zhveshur dhe te dehur në timon.
Feven Kiflegiorgis, një prezantues e cila njihet edhe si Feven Kay, u ndalua nga policia në Sin City mëngjesin e 20 Marsit.
Sipas mediave të huaja, e reja i tha oficerëve të policisë se nuk e mbante mend se si kishte përfunduar e zhveshur në makinë dhe refuzoi të bënte një analizë gjaku.
Kiflegiorgis u shfaq pas disa ditësh në Fox 5 dhe iu drejtua teleshikuesve: “Shumë prej jush e kanë vënë re mungesën time në transmetim për disa javë. Teksa jeta vazhdon, dua që ju ta dini se kam mësuar nga ky incident dhe do të vazhdoj të mësoj.”
Ajo u gjobit me 1,000 $ dhe iu kërkua të ndiqte një kurs patente për trajnim shtesë.
E reja u lind në Afrikën Lindore dhe u rrit në Kaliforni, ku studioi gazetari në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Northridge.
Karriera e saj në televizion filloi në KTLA në Los Angeles.