Mbyllet numërimi, sa vota morën kandidatët në Dibër

Është mbyllur edhe numërimi i votave preferenciale në të gjithë qarkun e Dibrës. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte deputetja tashmë e Partisë Socialiste, Aurora Mara e cila siguroi mandatin nga lista fituese por që ka grumbulluar edhe numrin më të madh të votave nga të gjithë kandidatët e tjerë. Konkretisht Aurora Mara ka marrë 9376 vota.

Ndërkohë nga radhët e Partisë Demokratike, kryesimin e mban Xhelal Mziu, i cili numëron 5351 vota.

Votat preferenciale për kandidatët, sipas partive:

Partia Socialiste
Lavdrim Krrashi 3370
Aurora Mara 9376
Dionis Imeraj 5154
Melaim Damzi 4609
Spartak Koltraka 1544
Anisa Xhika 504

Marrin mandat dy të parët
Lavdrim Krrashi
Aurora Mara

Partia Demokratike:
Xelal Mziu 5351
Kreshnik Çollaku 5093
Dhurata Çupi 2870
Edmond Isaku 5098
Luan Haka 4374
Irini Shehu 2000

Marrin mandat tre të parët
Xhelal Mziu
Kreshnik Çollaku
Dhurata Çupi.

Author: admin