Drejtuesi i mjetit që në mes të ditës theu barrierat e vendosura rreth e rrotull dhe rrezikoi qytetarët dyshohet se ishte i droguar.
Ai është identifikuar si Nertil Qazimi, 35 vjeç, banues në Paskuqan.
Me vete i janë gjetur disa doza kanabisi.
Po kështu mësohet se para se të hynte në sheshin “Skënderbej”, ai ka përplasur disa makina rrugës.