Gazmend Bardhi ndalon një automjet që dyshohet për blerjen e votave, në zonë dëgjohen të shtëna

Kandidati i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka ndaluar një automjet në Elbasan që dyshohet se po lëvizte me qëllim blerjen e votave.

Burime bëjnë me dije se në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë, por për momentin është ende shumë e paqartë situata e asaj çfarë ka ndodhur.

Personat që ndodheshin në automjet dyshohet se shpërndanin para në zonën ‘5 Maji’ të qytetit të Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se një person ka humbur jetën.

Author: admin