A do të votojnë në 25 prill të infektuarit me COVID-19? Ja si përgjigjet drejtoresha e ISHP

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se qytetarët që janë të infektuar me Covid, ditën e zgjedhjeve nuk duhet të dalin nga shtëpia.

Në konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se kjo është e parashikuar në ligj. Ndërsa për çdo pyetje tha Fico, qytetarët duhet ti drejtohen 0800 40 40.

“ISHP ka përpiluar një protokoll që është i miratuar nga ministria e Shëndetësisë. Ky protokoll do të jetë para datës së zgjedhjeve.

Përsa i përket çështjes së personave që rezultojnë pozitiv, ditën e zgjedhjeve. Edhe sikur të mos kishte zgjedhje, këta persona nuk duhet të dalin për të vetmen arsye se krijojnë transmetim të infeksionit.

Nuk ka asgjë të ndryshme në ditën e zgjedhjeve sa i përket infeksionit. Ne funksionojnë si autoritete shëndetësore që bazohemi në ligjin për sëmundjet infektive, i cili është i qartë për këto raste.

Pra kush është pozitiv dhe është i karantinuar, ose kontakt i cili është pozitiv dhe i karantinuar. Pas 14 muajsh edhe qytetarët janë më të qartë. Nëse do të kenë pyetje në raport me lëvizshmërinë e personave të tjerë që nuk janë pozitive, pyetjet tek 0800 40 40 mjeku i familjes dhe më tej”, u shpreh Fico.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli u shpreh se rrezik për shtimin e rasteve me Covid-19 mund të jetë nga mosrespektimi i tubimeve elektorale nga disa forca politike.

“Mos respektim sa duhet i një pjesë e subjekteve politike për tubimet elektorale mund të jetë një faktor që mund të ndikojë në rritjen e numri në të ardhmen. Afrim i Pashkëve gjithmonë është shoqëruar me lëvizje të qytetarëve në vendet fqinje.

Eksperienca e pashkëve të vitit të kaluare tregoi se lëvizja e njerëzve e vunë vendin në një situatë të vështirë, ku pati rritje të rasteve”.

Author: admin