“Ai po vdes, është vetëm çështje ditësh”/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Navalny

“Alexei Navalny po vdes. Është vetëm çështje ditësh”. Ky është alarmi dramatik u dha në rrjetin social “Facebook” nga zëdhënësja e opozitarit rus Kira Yarmysh.

Në një letër drejtuar shërbimit federal të burgjeve, Dr. Anastasia Vasilyeva dhe tre kolegë, duke përfshirë një kardiolog, shpjeguan se Navalny rrezikon arrest kardiak dhe probleme të rënda të funksionit të veshkave “në çdo kohë”.

Asnjë informacion zyrtar në lidhje me shëndetin e tij nuk ka dalë nga burgu i Pokrovit ku ai po mbahet aktualisht.

Por që nga 31 marsi Navalny kishte filluar një grevë urie për të protestuar kundër kushteve të këqija të paraburgimit, duke akuzuar administratën e burgut se i mohoi atij mjekimin, sepse ai vuan nga një hernia diskale.

Për përkeqësimin e shëndetit të njeriut që sfidoi Putinin, ka reaguar edhe presidenti i SHBA Joe Biden, i cili tha se kjo është krejtësisht e padrejtë.

“Është totalisht e padrejtë. Krejtësisht e papërshtatshme,”-tha ai.

Author: admin