Dëshmoi në SPAK pas skandalit me të dhënat personale, Andi Bushati: Nuk kam besim se do e gjejnë të vërtetën e ngjarjes

Drejtuesi i Lapsi.al, Andi Bushati, ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi u paraqit në SPAK pas nisjes së hetimeve për publikimin e skandalit me të dhënat personale të qytetarëve.

Gazetari Bushati tha se, janë të dhëna që po përdoren për fushatë. Ai shtoi me bindje se nuk po hetohet për krim zgjedhor.

Ai tha se prokurorët kanë shkuar në zyrat e Lapsi.al, por që gazetarët nuk ia kanë dhënë kontratën në mënyrë që të mos zbulohej burimi. E vetmja gjë që ka marrë prokuroria, sipas tyre, ishte një urdhër për mos shkatërrim të provave të hetimit.

Andi Bushati u shpreh me bindje se, nuk ka besim se SPAK do ta gjejë të vërtetën, pasi sipas tij, në Shqipëri, jemi mësuar që krimi të mbetet pa u ndëshkuar.

“Nuk po hetohet një krim zgjedhor. Padyshim që janë të dhëna që po përdoren për fushatë, karta ID, ndarja në grupime, atëherë tregohet qartë që janë për zgjedhjet e 25prillit.

Përse vendosët ti publikuat tani? Më gjeni një gazetar tjetër që nuk do të vepronte kështu, e kemi pasur materialin një javë para publikimit. S’kam besim se SPAK do ta gjejë të vërtetën e ngjarjes. Sepse krimi shkon shumë lart, në Shqipëri jemi mësuar që krimi ngelet pa fajtor.

S’besoj se ka deri më tani, pashë një shkrim të mirë të Flamur Vezajt, ka dorëzuar të dhënat e tij për pasaportë vetëm te E-albania.

Të dhënat janë dekonspiruar vetëm nga E-albania. Ia thashë dhe prokurorëve të hetojnë. Erdhën dy ditë më parë më duket te Lapsi. S’pranuam të dorëzojmë provën sepse kjo ishte kontrata jonë me burimin tonë. Nëse dorëzojmë provën, zbulohet burimi. E vetmja gjë që ka marrë prokuroria është një urdhër për mos shkatërrim hetimor.

Po, privatisht ia thashë edhe prokurores, neni 122 nuk është në kompetencën e SPAK, madje në dijeninë time nuk bëhet as nëse dikush nuk ankohet. Nga SPAK për ne që se njohim ligjin në themel do të duhet të hetohej nëse do të qe çështje e krimit zgjedhor, ”- tha ai ndër të tjera.

Pyetje: A besoni tek SPAK?

Andi Bushati: Jo.

Pyetje: Po kolegu juaj, Armand Shkullaku?

Andi Bushati: Është ende brenda po pyetet. Ne si gazetarë, të gjithë bashkë, e kemi bërë detyrën tonë, të gjithë bashkë.

Author: admin