Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 vjet burg biznesmenen Vjollca Hoxholli nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Prokuroria e Tiranës më herët kishte kërkuar 6 vjet burg për Vjollca Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018. Hoxholli akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarët. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.