Përdhunoi dhe dogji 12-vjeçaren, rihapet çështja e shqiptarit

Është rikthyer sërish për shqyrtim çështja e një dekade më parë, ku shqiptari Adrian Zeko përdhunoi dhe më pas dogji një të mitur shqiptare në Greqi.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Pire të Greqisë, ku e mitura vdiq pasi tentoi të shpëtoi nga përdhunuesi i saj ndërsa ky i fundit i vuri flakë. Çështja është rikthyer nga emisioni investigativ grek, “Dritë në tunel”.

12-vjeçarja Zeneida Selimai nga Kaminia vdiq në vitin 2011, ku shqiptari pasi e përdhunoi e dogji me çakam.

Mediat greke raportojnë se çështja e vdekjes tragjike të 12-vjeçares është në fazat e fundit, pasi hetuesi i Pireut po zhvillon një hetim në mënyrë që të mbledhë informacione për atë që ndodhi atë mëngjes fatal.

Në ditët në vijim, 59-vjeçari Adrian Zeko pritet të dëshmojë para hetuesit se çfarë di për çështjen, pasi që sipas historisë, ai ishte ai që pa vajzën e vogël duke u djegur në hyrje të banesës, në rrugën Kallikratida.

Ngjarja:

Çështja u rikthye nga emisioni “Dritë në tunel”, ku sipas kronikës ishte e premte, 23 shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimaj nga Shqipëria dolën nga shtëpia e tyre në rruga Kallikratida për të shkuar në punë. Gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes në shkollë dhe 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi.

Autori i krimit me sa duket u fut në banesë dhe u përpoq të përdhunonte vajzën e vogël. Ajo arriti të shpëtonte nga duart e tij dhe e zhveshur nga beli lart. E vogla filloi të zbresë shkallët për të dalë në rrugë që të kërkonte ndihmë.

Autori i saj i vuri flakën dhe fëmija u dogj i gjallë. Në ditët e para të incidentit, autoritetet folën për vetëvrasje. Pastaj dolën në konkluzionin se e mitura është vrarë dhe fajësuan gjyshin e saj. Sidoqoftë, në proces ai u la i lirë.

Ngjarje makabër nisi të hetohej kur fotografia e autorit, u bë publike pasi u akuzua për një krim tjetër që kreu ndaj një të mituri.

Sipas ekzaminuesit mjekësor, zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të fshehur provat që do të tradhtonin krimin e tij seksual sepse disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës.

Author: admin