Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka publikuar në rrjete sociale, një foto me banorët në Topojë të Fierit.
Mbi foton e publikuar, Kryemadhi thotë se 25 prill do të jetë uragani i votave për ndryshim, që do të largojë një herë e mirë Rilindjen nga vendi, e do t’i japë jetë Shqipërisë së të rinjve, familjeve të thjeshta dhe njerëzve punëtorë.
“Ndryshimin e 25 Prillit e presin me padurim edhe qytetarët e Topojës së Fierit. Tashmë verdikti qytetar është marrë. Më 25 Prill, uragani i votave për ndryshim, shkul njëherë e mirë Rilindjen nga vendi, për t’i dhënë jetë Shqipërisë së të rinjve, të familjeve të thjeshta dhe njerëzve punëtorë, të cilëve me LSI në qeverisje do t’u garantohet punësim i mirëpaguar, arsimim cilësor, taksa të ulëta dhe shanse të barabarta për një jetë më të mirë”, shkruan Kryemadhi.