Në orët e mesditës së sotme u lajmërua për një zbarkim të SPAK në zyrat e Lapsi.al, pas publikimit nga kjo media e skandalit të të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve në Tiranë, të cilat përdoren nga Partia Socialiste për qëllime elektorale.
Por ky lajm është përgënjeshtruar nga një prej drejtuesve të Lapsi.al.
Andi Bushati në një postim nga zyra e Lapsi.al, shkruan se vetë i zoti nuk di gjë për këtë zbarkim të SPAK.
“Këta thonë prokuroria në zyrat e Lapsi.al. po i zoti i punës nuk di gjë. Mos ndoshta ka njeri andej nga zyrat e PS?”, shkruan Bushati.
Këta thonë prokuroria në zyrat e Lapsi.al. po i zoti i punës nuk di gjë. Mos ndoshta ka njeri andej nga zyrat e PS?