“Jam shumë e lodhur nga fotoshopi”, Bebe Rexha ‘ndez’ rrjetin me videon e fundit me bikini

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Këngëtarja Bebe Rexha ka deklaruar së fundmi se është e lodhur nga fotoshopi. Ajo ka zgjedhur të ndajë një video me fansat ku duket e veshur me bikini dhe ku vihen re format e saj ashtu siç janë natyrale.

Në videon e publikuar në profilin e Instagramit këngëtarja shfaqet e veshur me bikini dhe tregon se si është trupi i saj në realitet.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Në të mund të dallohet qartë celuliti, strijat dhe kofshët me palosje. Këngëtarja ka nxitur kështu të gjithë ndjekësit e saj, që të heqin dorë nga të menduarit se duhet të duken perfekt në çdo moment dhe të tregojnë si duken realisht përtej filtrave.

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, -shkroi Bebe përkrah videos.

“Dua të shikoj trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Shenja strijash. Palosje. Më dërgoni videot tuaja. Nuk dua gënjeshtra photoshopi. Çdokush është i bukur”,- ka shkruar Bebe përkrah videos së saj dhe fansave që kanë bërë të njëjtën gjë si ajo.

 

Author: admin