Ish-zyrtari i PS në Durrës mbështet hapur PD: Nuk ishte vendim i lehtë. Në degët e PS njerëz me të shkuar kriminale. Basha do i sjellë vendit normalitet

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ardit Kërtusha, një nga dy ish-zyrtarët socialistë të qytetit të Durrësit, të cilët braktisën PS, dhe dolën në mbështetje të hapur të Partisë Demokratike, shprehet në një intervistë për News24 se ky vendim s’ka qenë aspak i lehtë. Ai e quan atë një veprim patriotik, i cili u bë për të mirën e vendit, dhe për të kontribuar sipas tij në rrotacionin e pushtetit.

Sipas Kërtushës, Vangjush Dako edhe pse jo publikisht, po punon për Partinë Socialiste. Shqetësuese për të riun, situata paraqitet, edhe në degët e PS, në Durrës, ku janë aktivizuar persona me të shkuar kriminale.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ish-kreu i FRESH thotë se pas vendimit të tyre për të mbështetur PD, kanë nisur edhe presionet e lëvizjet në zonat që ata kanë influencë. Ish-zyrtari socialist shprehet i bindur, se një lider si Lulzim Basha, do i sjellë vendit normalitet, zhvillim e anëtarësim në BE.

Author: admin