Tentoi të abuzonte seksualisht me 32-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një 32-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32-vjeçare. Po ashtu, i riu me iniciale Gj. K., e ka përndjekur 32-vjeçaren në mënyrë të vazhdueshme, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gjithashtu, në orët e fundit, policia e Tiranës ka arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë. U arrestuan një 49-vjeçar dhe një 22-vjeçar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. U ndalua gjithashtu, Elvis Shira sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për falsifikim të dokumenteve.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ndërsa, “Shqiponjat” arrestuan L. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan një sasi kokainë. Në pranga është vënë edhe E. K., 33 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, ku policia i ndaloi automjetin për kontroll, tentoi të largohej me vrap duke hedhur në tokë një sasi kokainë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.H., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

A.B., 50 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale O. V., 15 vjeçe.

 

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin