Vajza e elektricistit shqiptar që vdiq në Greqi: Na e morën babanë nga duart, policia të hetojë

Vajza e elektricistit shqiptar që humbi jetën në Greqi ka kërkuar drejtësi. Aleks Bruka u godit nga rryma 20 mijë volt dhe për 2 orë qëndroi i varur në shtyllën e tensionit.

Vajza e 45-vjeçarit shqiptar, Kerta, tha se babai i saj e bënte këtë punë prej 15 vitesh, sipas saj ishte gabimi i personave të tjerë që shkaktuan tragjedinë.

“Babai im e bëri këtë punë për shumë vite. Në fakt, këtë vit ai do të mbaronte shkollën e elektriçistit. Ai do të merrte diplomën dhe kështu do të ndalonte së ngjituri kolonat.

Për fat të keq, të tjerët bënë gabim, të tjerët nuk e dinin punën dhe e morën babanë tonë nga duart,”, ka thënë Kerta Broka për mediat greke.

“Shpresoj që autoritetet ta hetojmë mirë këtë çështje sepse asgjë nuk ka ndodhur papritur.

Nuk ishte hera e parë që babai im bënte këtë punë. Është ngjitur nëpër shtylla për të paktën 15 vite. E dinte mirë këtë punë,” ka shtuar më tej vajza 20-vjeçare e shqiptarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Gymnos Evia në komunën e Eretria, ku shqiptari dhe dy kolegët e tij humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike ndërkohë që po tentonin të rregullonin një shtyllë.

Author: admin