Edi Ramës i plas “bomba” në mes të fushatës, humbet 110 milionë euro të shqiptarëve pas mbylljes së Agon Channel

Edi Ramës i ka ndodhur ajo që kurrë nuk do ta donte, në mes të fushatës elektorale, kur por kërkon me ngulm dhe me çdo kusht, një mandat të tretë.

Zëri i Amerikës, ka njoftuar se Shqipëria e ka humbur përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian, Francesco Becchetti dhe kështu plot 110 milionë euro të parave të shqiptarëve janë shpërdoruar, pasi qeveria mbylli televizionin Agon Channel në vitin 2015. Gjykata e arbitrazhit ka vendosur gjobën e rëndë ndaj Shqipërisë, për shkak se mbyllja e televizionit Agon, ishte e motivuar “politikisht”.

Shqipëria e kishte humbur gjyqin, por Edi Rama shpresonte se vendimi mund të përmbysej pas apelimit dhe për një kohë ekzekutimi i tij ishte pezulluar. Por tashmë, paratë e shqiptarëve duket se janë humbur përfundimisht. Bëhet fjalë për shumën marramendëse të 110 milionë eurove, të cilat do të paguhen nga buxheti i shtetit dhe jo nga xhepi i kryeministrit.

“Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi“, theksohet në lajmin e VOA.

Ende nuk ka asnjë reagim nga pala shqiptare lidhur me këtë lajm bombë, por kryeministri vijon fushatën elektorale.

Nuk dihet ende nëse do të ketë një hetim nga organet e drejtësisë në Shqipëri, për personat përgjegjës për mbylljen e Agon Channel, që solli edhe këtë humbje marramendëse të parave të shqiptarëve.

Në finale, dikush do të duhet të përgjigjet për këtë humbje katastrofale./TPZ.al/

Author: admin