![](https://horoscope-albania.com/wp-content/uploads/2021/04/62A985E3-9071-48DC-800B-324FAC8C0AA6.jpeg)
Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD-së për deputet ka rezultuar pozitiv më COVID-19. Ai është Roland Bejko, i dyti në listën e qarkut të Gjirokastrës. Lajmin e ka njoftuar vetë Bejko në një postim në Facebook.
“Të dashur miq. Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.
Në këto kushte kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit. Mezi pres të jem pranë jush. Ju faleminderit” shkruan Bejko.