Rama e pranon: S’kam program, kam plan-veprimi 2021-2025!

Kritikat që iu bënë në fushatën e vitit 2017, se nuk kishte program por dilte para elektoratit me ofertën e “tepsisë”, “timonit”, “kusisë” etj, po përsëriten sërish për Edi Ramën. Gjatë Open, Rama ka pranuar se nuk ka një program mirëfilli si ai që e solli në pushtet në vitin 2013, por ka atë që e quan “plan-veprimi”.

“Ne kemi plan-veprimi 2021-2025. Dhe është i qartë, për shembull, ne nuk themi do ulim taksën se e kemi bërë zero dhe ajo që themi është se këto do rrinë zero. Në 1 janar të vitit tjetër, kush ka 400 mijë lekë nuk do paguajë tatim mbi pagën do e ketë zero. Paga minimale 300 mijë do rritet çdo vit dhe në fund të mandatit do jetë 380 dhe 400 mije. Se ne bëjmë kalkulime . Kështu në gjithë sektoret. Plani i veprimit është program për kudo në të gjithë sektorët” tha Rama në Open.

Author: admin